Qofte me patate dhe veze


Perberesit
6 ve te ziera
3 patate mesatare te ziera
2-3 qepe te reja
2 ve ta fresketa
1 luge pavllake(shmant)
1 luge miell
1 luge prezlle(therrime buke)
Krip,biber te zi dhe vaj per fergim
Qerohen vezet dhe patatet dhe grihen ne katrore te imet dhe kesaj mase i shtohet qepa e grire imet, vezet e fresketa, pavllaka, mielli ,prezllet dhe kriposen me kripe dhe biber sipas shijes dhe behet nje mase homogjene. Pastaj merren me luge dhe formohen  toptha te vegjel me dore dhe fergohen ne vaj te nxehte. Nuk ka nevoje te fergohen  shume sepse te gjith perbersit jan pothuajse te gatshem.


Kek

Perberesit:

2 veze

Krip

30 gr buter

100 gr sheqer

1 pako sheqer vanille

250 gr jogurt

250 gr griz

2 luge qaji bakin

200 gr malina

50 gr arra te coptuara

Sheqer pluhur

Pergaditja:

1.Ndajme te bardhat e vezeve nga te verdhat. Te bardhat dhe 1 prise krip e rrahim me mikser. Te verdhat e vezeve, buterin, sheqerin dhe sheqer vanillen e rrahim me mikser 8 minuta deri sa masa te trashet ia shtojme jogurtin pastaj bakinin dhe grizen dhe ne fund me kujdes te bardhat e vezeve te rrahura.

2.Gjysmen e brumit e qesim ne nje tepsi(1,2 l) te lyer me buter dhe mbi i shperndajme 100 gr malina pastaj ia qesim gjysmen tjeter te brumit. Me 100 gr malina tjera e mbulojme siperfaqen e brumit dhe i qesim mbi arrat.

3.Ne temperatur 175 Grad te pjeket per 80 minuta.Mbas 50 minuta e mbulojme me folie. Pasi te pjeket e largojme nga furra dhe e lem te ftohet dhe e dekorojme me sheqer pluhur

Kek ne forme

125 gr gjalp,ose margarine ne temp. dhome
250 gr sheqer
3 veze
500 gr miell
1peciv
120 gr.me copa portokalli
100 gr.rrush te terur .
200 gr kos
Per sherbetin:
200 ml leng portokalli
lekura e 1 portokalli
200 gr sheqer
Gjalpi ,vezet dhe kosi duhet ti keni nxjerre sh. kohe me pare nga frigo. e te jene ne temp. te dhomes. Nxeheni furrin ne 180 grade. Perzjeni miellin me peciv.
Rrihni gjalpin me sheqerin e shtoni 1 e nga 1 vezet. Ne vazhdim ,hidhni ne menyre alternative nje here miell e nje here kos. Ne fund hidhni copat e portokallit si dhe rrushin e terur (mund ti shtoni dhe copa qokollade). E zbrazim masen e keikut ne forme te lyer me pak gjalp,ose margarine dhe e pjekim per 45′-50′. 10′ para se te perfundoje pjekja,pergatisni sherbetin. Sapo te piqet keiku, i hidhni sherbetin. Nqs siperfaqja e keikut eshte e forte ,qe te thithe mire sherbetin,e shponi ne vende te ndryshme me nje kruajtese dhembesh. E lini te ftohet krejt dhe e permbysni,permbi I hidhni sheqer pluhur ose kokos.

Palepetat) Pallaqinka

Palepetat) Pallaqinka

Perberesit:
- 5 veze,
- gjysme litre qumesht (ne mungese te qumeshtit vetem uje),
- pak kripe,
- 1 sheqer vanileje,
- 1 filxhan kafeje vaj,
- 400 gram miell.

Menyra e gatimit:
Se pari tunden vezet pastaj shtohen: qumeshti, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden te gjitha. Tigani per palepete, pasi ngrohet me pare, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brume aq sa te krijohet nje pete e holle me trashe si prej 1mm. Palepetet piqen ne te dyja anet. Keshtu vazhdon derisa te harxhohet i tere brumi.

- Palepetat mund te lyhen sipas zgjedhjes: me mermelat, me mjalte, me djathe etj. I mbeshtjellim ne forme roleje dhe i vendosim ne pjat.

Torte me boronica



Torte me boronica

Përbërësit
Për pandispanjen :

• 3 vezë
• 1 të verdhë të vezës
• 4 lugë supe sheqer
• Gjysmë filxhani kafeje me vaj
• 1 qese sheqer vaniljeje
• Për mbushje: 1 kg boronica
• 1 të bardhë të vezës
• Për zbukurim:
• 2 qese shllag
• Disa kokrra boronica
• 200 ml qumësht

Përgatitja:

Tundni mirë tri vezë dhe të verdhët e vezës me sheqer vaniljeje. Më pas ia shtoni miellin dhe vajin, tundni edhe pak, vendoseni në tepsi dhe piqeni në furrë në 180 gradë celsius. Boronicat ndrydihni me pirun, i ëmbëlsoni dhe i përzini me të bardhët e tundur të vezës. Mbushjen e përgatitur njëtrajtësisht e vendosni mbi pandispanjen e pjekur dhe e ktheni në furrë për dy-tre minuta, derisa të forcohet e bardha e vezës. Torten e lini që të ftohet, ndërsa para se ta shërbeni e zbukuroni me shllag dhe disa kokrra boronica.

havlla

havlla

Nevojiten:
1 gote sheqer
1/2 gote uje
1/4 gote uje trendafilli
4-6 luge shafran
1-kuti gjalp pa kripe
1 gote miell

Pergatitja:
Ne nje tigan te vogel hidhni sheqerin dhe ujin dhe lereni te zihet. Kur sheqeri eshte shperbere, shtoni shafranit dhe ujin e trendafilit. Hiqeni nga zjarri kur te shihni se eshte formuar shurupi. Ne je tigan te vogel vendosni gjalpin dhe lereni te shkrihet ne nxehtesi mesatare. Shtoni miellin me ngadale dhe perziejini me gjalpin derisa te formohet nje mase e njejte. Me pas shtoni shurupin , shafronit dhe ujin e trendafilit duke i perzier se bashku.Sipas shijes suaj mund ti shtoni edhe festeka . Hiqeni masen e formuar nga zjarri dhe vendosni ne forma sipas deshires dhe lereni te ftohet.Ju befte mire.

Tiramisu

Tiramisù, eshte nje nga embelsirat italiane me te njohura ne bote. Per ta pregatitur sipas recetes tradicionale nevojiten biskota Savoiardi, kafe, kakao pluhur, sheqer, maskarpone dhe veze te fresketa. Ne kete recete nuk parashikohet perdorimi i likerit (psh rum apo marsala), sepse embelsira i dedikohej si femijeve ashtu dhe te rriturve. Ne ditet e sotme egzistojne lloje te ndryshme te Tiramisù-se si ajo me fruta pylli, me limon, me luleshtrydhe, me ananas, me kos, me banane dhe me manaferra.
Perberesit per 8 persona

400gr biskota Savoiardi
500gr krem maskarpone
6 veze mesatare
120gr sheqer + 2 luge per kafen
kafe ekspres per te lagur Savoiardi-t
kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

Si fillim, pregatisim kafen ekspres (ose moka) e cila do te na nevojitet per te lagur biskotat (rreth nje filxhan caji), e hedhim ne nje ene te vogel, e sheqerosim dhe e leme te ftohet.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme pak nga pak kremin maskarpone tek te verdhat e vezeve duke vazhduar rrahjen me shpejtesi minimale derisa te dy kremerat te homogjenizohen plotesisht.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje mase qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kremin me te bardhat e vezeve ia shtojme te verdhave te vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem (psh nje karton te forte) ose ne nje tave te madhe dhe fillojme ti lagim me kafen e pregatitur me pare derisa te jene komplet te zbutura por jo te squllura. I mbulojme biskotat me nje shtrese kremit qe pregatitem me siper dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare Savoiardit i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollatash te prera imet. E vendosim ne frigorifer per disa ore dhe tiramisù- ja jone eshte gati per tu servirur.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim vezeve pak rum apo marsala dhe vazhdojme proceduren si me siper