chokollata vafer (pergatitja)

Përbërësit

30 lugë qumësht
400 gr sheqer
250 gr margarinë
150 gr keksa të bluar
150 gr arra të bluara
50 gr çokollate të zezë
50 gr çokollate të bardhë
Një komplet obllande prej pese fletave

Vlohet qumështi me sheqer dhe margarinë. Pastaj shtohen keksat e bluar, arrat dhe çokollatat dhe lihet të zihet edhe për 2-3 minuta në zjarr të ulët. Largohet masa nga zjarri dhe ashtu e ngrohët i lyen një nga një të tëra shtresat e obllandes por kihet kujdes që masa të shtrihet mirë dhe rrafsh në gjithë sipërfaqen. Ne fund i qitet një masë e rrafshët mbi të por jo e rëndë (preferohet tepsia e shporetit të rrymes që është katrore e zbrazët) me qëllim që masa të ngjitet dhe e lëmë të ftohet. Në fund e presim në katrorka sipas dëshires dhe e shërbejmë.