Role me banane e chokollat

Përbërësit

8 vezë,
8 lugë sheqer,
10 arra të bluara,
1 lugë miell,
lëvore limoni,
300 gr.xhem pemësh sipas zgjedhjes,
2-3 banane,
100 gr.çokollatë.

Udhëzimet

Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur.
Shtohen arrat,mielli dhe lëvorja e limonitduke i përzier me lugë.
Masa derdhet në tepsi katrore të shtruar me letër të yndyrshme.
Piqet në furrë me temp.200 gradë C.
Brumi i pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
Largohet letra dhe e nxehtë lyhet në tërë sipërfaqen me xhem.
Në skaj ku do të fillojë mbështjellja,rradhiten bananet e qëruara dhe të spërkatura me lëng limoni.
Korja mbështillet me kujdes në roladë.
Pasi të ftohet,lyhet me 100 gr.çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 2 lugë vaj.Pritet në rrath trashësie sipas dëshirës.
Shërbehet brenda ditës.