PITE SHTEPIE ...

PITE SHTEPIE ...


Përgatitet brumi me maja, dhe lihet të vijë. Brumi ndahet në kulaçe, hapet në petë me trashësi 0.5 cm që piqen në tigan me pak vaj nga të dyja anët, mbuluar me kapak. Sipër lyhen me gjalpë, u hidhet djathë i thërrmuar, sallam i prerë në feta ose kimë e gatshme me mish.

Kur pitet piqen në furrë brumi hapet në trashësinë 0.5 cmi, me madhësinë e tepsisë dhe vendoset në tepsi të lyer me yndyrë. Pas kësaj lyhen me pure domateje (salcë speciale pa aciditet ose domate të konservuara që shtypen me lugë) u hidhet kaçkavall i grirë, kërpudha të grira, lloje të ndryshme sallami apo mortadele prerë në feta hollë në rrathë dhe lihet të vijë pak.

Piqet në furrë dhe shërbehet e nxehtë. Sipas dëshirës, në fund të pjekjes pites, për të qenë e butë, mund t’i hidhen vezë të rrahura me pak qumësht dhe lihen në furrë sa të krijohet një kore e kuqërremtë. Për 4-5 persona duhen: miell 4 filxhanë çaji, maja 1/2 lugë gjelle, kripë, pak vaj e gjalpë. Mbushja sipas dëshirës