Embelsire Me Mjalte Dhe Manaferra
Përbërësit
50 g xhelatinë
5 decilitra qumësht
160 g mjalte
Manaferra
Arra
4 të verdha veze
Ngroh 160 g mjaltë në zjarr derisa të bëhet një masë e lëngshme. Më pas në tenxheren ku është mjalti bashko edhe qumështin dhe 4 të verdhat e vezëve të rrahura.
Lëre në zjarr për pak minuta, pastaj hiqe dhe shto xhelatinën, të cilën më parë duhet ta kesh zbutur në ujë. Hidhe masën e krijuar në një formë pudingu dhe pastaj fute në frigorifer. Lëre të ftohet për 5-6 orë.
Pasi të jetë formuar, nxirre nga frigoriferi, përmbyse në një enë dhe hidhi përsipër mjaltë, manaferra dhe arra.
Servohet e ftohtë.