Tave kosi


Tave kosi ...

Perberesit:
1 filxhan oriz
5 gota kos -
4 kokrra veze
3 gota miell -
1 kg mish qengji
3 luge gjalp

Pergatitja:
Pjekim mishin ne tave me pak uje pastaj e zverdhim miellin me gjalp dhe i hedhim lengun e mishit duke e perziere. Ne ene hedhim kosin me vezet e rrahura i perzijme nderkohe lyejme tepsine me gjalp, hedhim orizin, veme ne tave felat e mishit dhe persiper i hedhim masen e pergatitur. Ne fund i hedhim siper pak gjalp. E pjekim ne temprature 250 grade. Kjo recete gatimi shijon shume ne ditet e ftohta te dimrit.

Ju Befte MIre