Myfle

Myfle


Përbërësit
1 pete sfoljat
350gr krem diplomatik
sheqer pluhur
1 veze per lyerje


Per zbukurim
copeza cokollate

fruta te fresketa
fruta komposto etj
Pregatisim rreth 350gr krem diplomatik sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Shtrojme peten sfoljat ne tavolinen e punes dhe e ndajme ne 16 pjese te barabarta. I cpojme copezat e brumit ne siperfaqe me ndihmen e nje piruni dhe i vendosim ne tave te shtruar me leter furre te larguara paksa nga njera tjetra. I lyejme me nje veze te rrahur ne siperfaqe dhe i fusim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 10 minuta.

Pasi te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe i leme te ftohen dhe me ndihmen e nje thike ndajme cdo pete te vogel ne dy pjese (sikur hapim nje simite) duke patur kujdes te mos e prishim. Ne mes fusim kremin diplomatik me ndihmen e nje xhepi pasticerie ose ne mungese te tij me nje luge te vogel.