MAKARONA ME PATATE DHE PROSHUTE


MAKARONA ME PATATE DHE PROSHUTE 

Makaronat me patate dhe proshute, teorikisht jane nje pjate e pare shume e shijshme, por qe praktikisht mund te sherbejne edhe si pjate e dyte per shkak te perberesve paksa kalorik qe kane.
Provoni te zevendesoni proshuten e pjekur me fileto pule ose gjel deti, apo te shtoni nje luge pana ne fund per ta bere akoma me kremoze.

Perberesit per 4 persona

350gr makarona te shkurtra
300gr proshute te pjekur
1 patate e madhe
1 qepe e vogel
100gr djath kaçkavall te grire
pak leng mishi (ose leng i perftuar prej koncentrates, ose uje)
3-4 luge vaj ulliri
kripe
piper
pak sherebele

Pastrojme qepen dhe e presim shume holle ose e kalojme ne mikser, e kaverdisim ne vaj ulliri ne nje tigan te madh dhe kur te kete marre ngjyre te arte shtojme proshuten e pjekur te prere ne kubik te vegjel. Shtojme patatet e prera ne kubik te vegjel, pak leng mishi(ose uje) dhe e gatuajme te gjithen per 2-3 minuta ne zjarr mesatar.Ne te njejtin tigan shtojme makaronat dhe e gatuajme receten njelloj si ajo e rizotos, pra duke shtuar pak nga pak uje apo leng mishi.
Kur makaronat me patate dhe proshute te jene gati, i heqim nga zjarri, shtojme pak sherbele, djathin kackavall te grire, pak vaj ulliri dhe e leme te pushoje per disa minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe e gjitha te marre shije.