Kremi ganash

-Kremi ganash (ganache) 


Kremi ganash eshte nje krem me origjine franceze i cili pregatitet duke perziere panen e lengshme per embelsira te nxehte dhe cokollaten e grire imet zakonisht ne raportin 1:1. Ky krem eshte krijuar nga gabimi i nje nxenesi, i cili gabimisht
derdhi qumeshtin e nxehte ne cokollate, dhe mesuesi i tij i ngjiti nofken ganache (qe ne frengjisht do te thote i ngathet).

Perberesit per kremin ganache jane ne varesi te madhesise se tortes, por pergjithesisht:
- 250ml pana per embelsira te lengshme
- 250gr cokollate te zeze (apo cfare cokollate preferoni)
- 20gr gjalp (sherben per ti dhene shkelqim kremit, por mund edhe ta eleminoni)

Vendosim ne zjarr te ulet panen e lengshme bashke me gjalpin e prere ne copeza te vogla, dhe kur perberja te jete after pikes se vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme cokollaten e grire holle (me thike ose ne mikser) duke e perziere me nje tel kuzhine derisa te kete shkrire plotesisht.

Sipas deshires, mund ta perdorim ne dy menyre: 1. kur kremi te jete ftohur plotesisht, e rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te dyfishoje vellimin e tij, ose 2. e hedhim kremin te ngrohte siper kekut qe kemi pregatitur, profiterolave, tortave etj, dhe e perhapim me ndihmen e nje spatule kuzhine ose nje thike. Vecantia e kremit ganash eshte se nese vendoset ne frigorifer, ngurtesohet se tepermi, dhe nese vendoset ne nje vend te nxehte, shkrihet se tepermi. Per kete arsye rekomandohet qe torta e lyer me kete krem te ruhet ne frigorifer dhe te nxirret 2-3 ore perpara konsumimit.

*Keshille: Me kete krem, pervecse mund te lyeni tortat ne siperfaqe, mund ta perdorni edhe per ti mbushur ato ne brendesi duke ndryshuar shijen ne varesi te shijes se cokollates qe zgjidhni.