Patate me rigon


Patate me rigon


Perberesit:
per 4 persona
800gr patate
2 domate
1 qepe te vogel
6 luge vaj ulliri
1 thelb hudher
kripe, rigon, piper, kackavall
Pergatitja:
Qerojme patatet, i lajme mire dhe i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere. Shtojme domatet e prera ne copeza te vogla, hudhren dhe qepen te grire holle, vajin e ullirit, e rregullojme me kripe dhe piper te zi, shtojme pak rigon dhe e vendosim te gjithe masen ne zjarr ne flake te moderuar. I leme patatet te skuqen per disa minuta duke i perziere here pas here, me pas shtojme dy gota uje te nxehte, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te gatuhen derisa te zbuten, por jo te shperbehen. Ne momentin e fundit, i hedhim pak djath kackavall te grire. Ju befte mire

JU Befte Mire