Tort e shijshme

Perberesite per brumin:

3 te verdha te vezeve

3 te bardha te vezeve

80 gr sheqer

1 paako sheqer vanill

40 gr miell

1 luge qaji levore te bluar portokalli

30 gr niseshte

40 gr kakao

Per kremin:

250 gr mascarpone

400 ml ajke

4 te bardha te vezeve

150 gr sheqer

2 pako sheqer vanill

Arom portokalli disa pia

8 fleta zhelatine

File nga portokalli

6 rrathe deserti 8 cm te larta e 6 cm te gjera

Pergaditja:

1. Te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerin dhe sheqer vanillen i rrahim me mikser.

2.Edhe te bardhate e vezeve i rrahim dhe pasi te trashet masa ia qesim edhe sheqerin dhe prap i rrahim me mikser.

3.Me nje luge kremin nga te bardhat ia qesim kremit me te verdhat e vezeve.

4.Miellin e perzim me niseshten ia qesim levoren e portokallin dhe kakaon dhe te gjithen e qesim te masa me vezet.

5.Mbushim rrathet per desert te mbuluar me leter per pjekje dhe i vendosim ne furre per tu pjekur ne temperatur 175 Grad per 20 minuta.

6.Largojme rrathet nga furra dhe i lem te ftohen pastaj ia largojme letren dhe i lem se paku 2 ore te pushoj.

7.Pergaditja e kremit: Te bardhat e vezeve i rrahim me sheqer deri sa masa te trashet.Rrahim edhe ajken.Zhelatinen e zbutim ne uje te ftohet.Maskarponen me aromen e portokallit e perzim dhe e qesim te ajka.Shtypim zhelatinen ne temperatur te ulet ne shporet ia qesim pak krem ajke dhe pastaj e qesim te kremi tjeter nga ajka.E lem deri sa te behet masa si gell pastaj e qesim te vezet e rrahura.

8.Torteve ia presim pjesen e siperme 5 cm dhe prap i vendosim ne rreth per desert. Qesim nga nje file portokalli edhe e mbushim me krem 1 cm.Te qendrojne ne frigorifer per 3 ore.Per ta servuar e beni dekorin si ne foto me malina dhe qokollad .