Torta e Shën Valentinit

Torta e Shën Valentinit

Përbërësit:
250 g çokollatë e zezë
100 g gjalpë
100 g miell
150 g sheqer
6 vezë
150 g reçel portokalli
1 dl pana
pak kripë

Përgatitja:
Shkrini në banjëmari 150 g çokollatë të zezë të copëtuar. Kur të ketë shkrirë, bashkojeni më gjalpë. Mbajeni flakën të ulët, ndryshe çokollata do të ziejë. Përziejeni vazhdimisht, derisa përbërësit të shkrihen mirë me njëri-tjetrin. Ndani të bardhën e vezës nga e verdha. Nëpërmjet një rrahësi punojeni të bardhat e vezëve deri sa të bëhen shkumë, shtojini pak kripë. Rrihni në një tas tjetër të verdhat me sheqerin, derisa të bëhet një masë kompakte.
Shtoni miellin në lëngun e çokollatës me vezët dhe përziejeni mirë, shto pak nga pak edhe marengën. Ndajeni brumin në dy pjesë dhe hidheni në dy stampa me forma zemre, ku më parë keni vënë një letër furre pak të njomur me ujë.
Piqni dy zemrat në furrën e ngrohur me 180° për rreth 40 minuta. Lëri të ftohen zemrat e dala nga furra. Lyeni sipërfaqen e njërës prej zemrave me reçel portokalli dhe pastaj vërini sipër zemrën tjetër. Shkrini në banjëmari pjesën e mbetur të çokollatës me gjithë panën dhe lëreni të ftohet për 15 minuta në frigorifer. Rriheni me rrahës elektrik derisa të bëhet krem dhe pastaj lyeni me të tortën dhe dekoroni në fund me zemra të vogla sheqeri me ngjyra.