Torte me biskota dhe fruta
PËRBËRËSIT:
1 pako biskota qe quhen gisht ose (confezione di savoiardi )
300 ml qumësht të freskët
50 gram sheqer
4-5 luge gelatin ( fogli di colla di pesce )
400 ml krem pana
4 të verdha veze
shurup luleshtrydhe
luleshtrydhe të freskëta (sa per dekorim )
fruta ëmbëlsuar te ndryshme
1 bustin (paketim i vogel) vanilje
PERGATITJA:
Ne nje ene hedhim kremin pana dhe e miksojme me mikser derisa te arrij nje mas homogjene,,dmth te jet e trashe.
Tani përgatisim kremin, duke e vendosur nje ene ne zjarr ,, dhe ne te hellim qumështin bashku me një bustin vanilje.
Ndërkohë, ne nje ene tjeter hellim te kuqet e vezve i rrahim pak me ndimen e nje pirunit dhe i hellim ne enen qe kemi venduar ne zjarr ,,dmth tek qumeshti,,dhe e ulim gazin pak dhe e lem ne zjarr te ulet per disa min ,,duke e perzier me luge.
Pastaj e heqim nga zjarri dhe shtojme dhe xhelatinën ,,ku me pare e kemi futur ne uje te ftohte.
Pasi eshte ftohur vendosim biskotat ne forme rrethore, si ne foto, i shtojme dhe shurupin prej luleshtrydheve dhe kremin pana ,,duke e len pak krem pana per me von per zbukurim.
E perzijme derisa masa te ngurtësohet,
Pastaj marrim nje tave rrethore, ku me pare e kemi lyer me gjalpe dhe kemi vendosur leter furre,,hedhim perberjen ne te,,dhe e rrafshojme mire.
Pasi e kemi rrafshuar,,e fusim në frigorifer për 3-4 orë ,,ose edhe gjatë natës e lem deri ne mengjes.
Pasi kane kaluar disa ore,, e heqim nga frigoriferi dhe fillojme ta dekorojme atë me luleshtrydhe të freskëta dhe fruta të ëmbëlsuar ,duke bere dhe lule me shiring guzhinet,,me pana.
I hedhim siper dhe pak shirup prej luleshtrylleve,,po shume pak.