Torte Me Portokall&Cokollade

Torte Me Portokall&Cokollade


Përbërësit
6 ve
100 gr sheqer
200 gr margarin
3 lugë supe me kakao
3 lugë miell
1 pluhur për pjekurina
…për krem

500 ml ajkë e ëmbël(hoplla)
300 gr qokoladë
lëvorja e një portokalli
Fillimisht rrahim margarinen me sheqer,pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejme mirë.Pastaj i shtojmë miellin e perier me kakao dhe pluhur për pjekurina.Ne fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë.E pjekim në temperaturë 180*C për 15 minuta.

Përgatitja e kremit:
E nxejmë ajkën e ëmbël deri sa t`ia filloj me vlu dhe në të e shtojmë qokoladën e coptuar dhe e perziejmë deri sa të shkrihet.Ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu te nxehte e qesim mbi torte.E lejmë në vend të ftohtë që të forcohet kremi.