Përbërësit:
- 1 dozë pandispanjë
- 1 litër ajkë
- 100 gr bajame të pjekura
- 100 gr lajthi të pjekura
- 150 gr çokollatë
- 50 gr fruta të sheqerosura
- 50 gr sheqer pluhur
Për shurupin:
- 200 ml ujë
- 150 gr sheqer
- 3 lugë konjak brandy
- 3 lugë rum
Përgatitja:
Priteni në feta pandispanjën. Rriheni ajkën dhe lëreni të pushojë. Grijini bajamet dhe lajthitë dhe lëreni dhe thërrmojeni çokollatën. Përgatitni sherbetin duke zier ujë për ndonjë minutë e duke i shtuar pastaj sheqerin, konjakun brandy, rum dhe lëreni të ftohet. Lagini anët e tavës me ujë me sheqer dhe visheni me fetat e pandispanjës; lageni me sherbetin e përgatitur. Përziejeni me kujdes ajkën e rrahur me sheqer pluhur, bajamet e lajthitë e grira, frutat e sheqerosur të copëtuar, copëzat e çokollatës. Hidheni gjithë masën në tavë dhe mbulojeni me fetat e tjera të pandispanjës. Çojeni në frigorifer për 5 orë, së paku. Për ta hequr nga forma zhyteni në ujë të ftohtë për ndonjë minutë.