Rizoto me fruta deti ...

Rizoto me fruta deti ...

Perberesit per 4 persona
1liter leng i pregatitur me peshk
ose me koncentrate peshku apo perimesh
1 gote vere te bardhe
400gr oriz per rizoto
200gr karkaleca 400gr midhje
400gr vongole 400gr kallamar
1 karrote te vogel, 1 selinò
1 luge gjelle majdanoz, 1 thelb hudher
1 qepe mesatare, vaj ulliri, kripe, piper

Pergatitja:
Per gatimin e midhjeve dhe vongole, Marrim dy tenxhere te thella dhe ne njeren hedhim vongolet ne tjetren midhjet. I mbulojme me kapak dhe i gatuajme ne zjarr te forte derisa guckat e te dy molusqeve te hapen (zakonisht nevojiten 5-7 minuta). Kur te jene gati, fikim zjarrin dhe filtrojme lengun e tyre me ane te nje kulluese duke e bashkuar me lengun e koncentrates apo te peshkut. Ne kete pike heqim levozhgen e midhjeve dhe vongole duke mbajtur menjane disa prej tyre te plota te cilat do te na sherbejne per zbukurimin e pjates perfundimtare. Me pas gatuajme kallamaret; presim selinon dhe karroten shume holle dhe i kaverdisim ne vaj ulliri bashke me hudhren e shtypur (te cilen do ta eleminojme ne fund). Shtojme kallamaret, i shuajme me gjysme gote vere te bardhe dhe i leme te gatuhen derisa te jene zbutur duke i shtuar ndonje garuzhde leng. Nderkohe pregatisim orizin; ne nje tenxhere te thelle kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere holle ne zjarr shume te ulet. Kur qepa te jete bere transparente, shtojme orizin per rizoto dhe e shuajme me gjysme gote vere te bardhe. Kur kjo te kete avulluar, shtojme pak nga pak lengun e molusqeve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te gatuhet derisa orizi te jete gati. Orizit tashme te pregatitur, i shtojme kallamaret, karkalecat, midhjet, vongolet, majdanozin e grire dhe e leme ne zjarr te avashem edhe per 5 minuta te tjera duke i perziere here pas here dhe duke i shtuar ndonje garuzhde leng peshku. E leme te pushoje rizoton per disa minuta ne zjarr te fikur dhe e servirim neper pjata duke e zbukuruar me ndonje midhje apo vongole me guacke.