Kek me lajthi

Perberesite:
200 gr buter te bute
225 gr sheqer
3 veze
450 gr miell
100 gr lajthia te bluara
1 luge e gjysem qaji bakin
1 luge qaji kanell
1 luge gjelle kakao
250 ml qumesht
1 gote zhele me shije bruznice
200 gr lajthia te coptuara jo te bluara
200 gr sheqer pluhur
2 luge gjelle leng limoni
25 copa lajthia

Pergaditja:

Furren e nxehim ne 180 Grad. Buterin e rrahim me sheqerin dhe ia qesim vezet nje nga nje dhe i rrahim prap 3 minuta.
Perzim miellin me lajthia e bluara,bakini,kanellen dhe kakaon se bashku me qumshtin dhe te gjithen e qesim te masa me veze.
Nese masa ju duket shum e fort ateher mundeni edhe pak qumesht ti qitni. E qesim brumin ne tepsi katrore e rrafshojme mir dhe e lem per 30-35 minuta te piqet(shiko me piru a eshte pjekur).
Pastaj e largojme nga furra dhe e lem te ftohet. Nga torta presim 25-30 copa katrore.
Zhelet i shkrim dhe me te ia lyejm rrethet torteve katrore dhe menjehere ia ngjesim arrat e coptuara. Sheqerin pluhur e perzim me lengun e limonit deri sa te trashet masa dhe kete ia qesim mbi tortet e vogla katrore. Seciles torte ia vendosim mbi nga nje lajthi.