Sallam chokollate e shijshme
Fillimisht, shkrijme ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet cokollaten e zeze derisa te perftojme nje krem pa kokerriza dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.
Therrojme biskotat me duar ne copa jo shume te vogla dhe i leme menjane.
Ne nje ene tjeter, punojme me nje spatul ose pirun gjalpin ne temperature ambjenti derisa te behet kremoz, shtojme pak nga pak sheqerin, vezet, cokollaten tashme te ftohur dhe aromen e rumit. I perziejme mire keta perberes duke shtuar ne fund edhe biskotat e copetuara dhe vazhdojme perzierjen derisa te gjitha copezat e biskotave te jene veshur me kremin me cokollate.
E vendosim perberjen ne nje leter furre dhe mundohemi ti japim forme cilindrike duke e rrotulluar. E mbeshtjellim me pas sallamin tone prej cokollate me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per te pakten 2 apo 3 ore.
Kur te jete gati, e presim ne feta dhe e sherbejme.
*Keshille: Sipas deshires, mund te zevendesoni gjysmen e sheqerit me kakao te hidhur, nese ju pelqen shija e forte e cokollates. Gjithashtu mund te shtoni bajame, arra apo lajthi ne copeza te vogla, fruta te sheqerosura etj.