Role me fruta te ndryshme


Rollad me fruta të ndryshme.


Përbërësit:
4 veze
120 g Sheqer
Pakëz krip
2 Lugë të ngrënjes ujë te vaket
2 Lugë kakao
80 g Miell

Për kremin:
200 g Shllag
2 lugë sheqer nëse është nëvoja
Fruta simbas dëshirës

Përgatitja:

I ndan të verdhat e vezëve nga të bardhat në dy enë të ndryshme pastaj në enën ku i kemi vendos vezet e verdha e shtojmë sheqerin, ujin dhe kripen, i tundim me mikser derisa të arrijnë në ngjyrë të celet.

Të bardhat e vezëve i rrahim me mikser derisa te fitojmë një masë të trashe, dhe i bashkojmë më të verdhat e vezës duke e përziere me lugë.

Miellin ja hedhim mbi me sitë dhe vazhdojmë të përzijmë me lugë.
Nga pandispanja e sapo përgaditur marrim dy lugë prej sajë dhe e përzijm me cacao dhe e fusim në shiringën për kuzhinë, pastaj marrim një letër për kuzhinë dhe e dekorojmë me lule, dhe e fusim në furrë, e lejmë në 100°C për 4 min.

E nxjerrim nga furra dhe siper ja hedhum pandispanjen e bardhë dhe përseri e fusim ne furrë për pjekje 220°C për 10 min.

Për kremin:
Me mikser përgadisim shllagin bashkë me sheqerin, dhe pandispanjen e lyejmë me të, mbi të hedhum frutat simbas dëshires dhe per fund fillon t'a mbështjell.