SALLATE RUSE
Perberesit
perime te perziera te ngrira
3 veze te ziera
2 tranguj te vegjel turshi
300 gr pershute ose sallam
150ml shmant
250 ml majonez
Pergatitja
Merren perimet e ngrira (mund te jene edhe perime te fresketa por te grira imet dhe te ziera mire) qe kane ne permbajtje karrote, bizele dhe patate dhe qiten ne uje te ftohet dhe kriposen pak dhe zihen derisa te zihen perimet.Pastaj ia kullojme ujin krejtesisht dhe ketyre perimeve ia shtojme vezet e ziera dhe te grira imet me dore, pastaj trangujt e grire imet, pastaj pershuten ose sallamin (ose te dyja nga pak nese keni) dhe ne fund ia shtojme shmantin dhe majonezen dhe e perziejme mire dhe e leme ne nje ene te qelqit te thelle qe te pushoi se paku nja tri ore ne frigorifer. Kjo sallate mund te sherbehet me mish te pjekur ose shtojce ndonje specialitet tjeter.