Torte me cokollate
Perberesit per nje torte me diameter rreth 24cm
…per pandispanjen me kakao
200gr miell 00
100gr sheqer pluhur
100gr sheqer normal
9 veze (nga te cilat: 6 te bardha dhe 9 te verdha)
230gr gjalp ne temperature ambjenti
50gr kakao pa sheqer
12gr pluhur pjekes
1 bustine vanilje
…per shurupin
250gr sheqer
150ml uje
pak vanilje ose aroma te tjera
…per kremin
250ml uje
150gr sheqer
300gr pana per embelsira
4 te bardha vezesh
180gr çokollate te zeze
copeza çokollate per zbukurim
Pergatisim si fillim pandispanjen me kakao sipas recetes se paraqitur ketu. E leme te ftohet nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e shurupit:
Vendosim ne zjarr te ulet ujin me sheqerin duke i perziere here pas here derisa ky i fundit te jete shkrire plotesisht. Ne fund, shtojme edhe pak vanilje apo disa pika arome rumi, portokalli etj, per ti dhene shije. E leme menjane dhe pregatisim kremin:
Vendosim nje tjeter ene ne zjarr te ulet duke shtuar serisht 250gr sheqer dhe 150ml uje, por kesaj rradhe pa i trazuar, derisa shurupi te arrije temperaturen 125°C (e matim me anen e nje termometri kuzhine).
Rrahim ne nje tas te madh te bardhat e vezeve me ndihmen e nje rrahesi elektrik duke shtuar pak nga pak shurupin e nxehte qe pregatitem me siper derisa te formohet nje mase e qendrueshme.
Shkrijme ne nje ene çokollaten e zeze dhe ia hedhim gjithmone duke e trazuar mases me te bardhat e vezeve qe pregatitem me siper.Shtojme edhe panen per embelsira te rrahur fort dhe e perziejme te gjithe kremin shume mire.
E presim pandispanjen ne sa shtresa e duam torten (zakonisht ne 2 ose 3), e sperkasim me shurupin e mesiperm, shtrojme nje shtrese kremi me çokollate, dhe vendosim serisht nje fete pandispanje. e sperkasim serisht me shurup, me kremin me çokollate dhe vazhdojme ne kete menyre edhe me shtresen e trete. E vendosim te gjithe masen ne frigorifer per tu ftohur. Vendosim ne frigorifer edhe pjesen tjeter te kremit qe kemi pregatitur. Pasi edhe torta edhe kremi jane ftohur, zbukurojme torten me kete te fundit duke e sperkatur edhe me copeza te vogla çokollate.