Kek i thjesht me potokall


Perberesit
 7 vezë
* 220 g sheqer
* 100 g miell
* 320 g Çokollatë për zierje
* 250 g gjalpë
* lëvorja e 1 portokalli
* kripë
pergatitja
Thyhen 7 veze, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë. Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm). Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta. Kësaj mase i shtohen 240 g cokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, qe me pas miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën Çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

Cokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, hidhet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-Çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.