Role me mbushje sipas deshires

Përbërësit:

-4 kokrra veze ,

-100gr miell,

-150gr sheqer

-gjysme luge vanilje pluhur,

-reçel ose nutella(cokokrema).

Përgatitja: I ndajmë vezët te bardhen veç nga e verdha. Te verdhen e rrahim me sheqerin dhe vaniljen, pastaj rrahim te bardhen e vezës deri sa te trashet dhe e bashkojmë me pjesën tjetër ku aty hedhim dhe miellin. I përziejmë te gjitha bashke, i hedhim ne një tave dhe e fusim ne furre për ta lënë jo me shume se 15-20 min.

E heqim nga furra si dhe nga tava, e lyejmë me reçel ose nutela dhe me kujdes e rrotullojmë ne forme roleje. Lihet te ftohet ne temperaturë ambienti. Pasi ftohet e presim ne feta jo shumë te trasha dhe sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur.