Tortë me dredhëza
Përbërësit:
Peta:
7 të bardha të vezëve
14 lugë sheqer
1 lugë uthull
Kremi i verdhë:
1/2 l qumësht
180 gr sheqer
75 gr miell
7 të kuqtë e vezëve
2 kese vanill sheqer
250 gr margarin
Filli me dredhëza:
5 dcl lëng dredhëze
3 pudinga të dredhëzes
400 gr dredhëza
200 gr sheqer
dhe 3 kese shllag për dekorim
Përgatitja:
Të bardhat e vezëve dhe sheqeri rrahen me mikser ne shpejtësinë më të madhe i shtojmë uthullen dhe e rrahim përsëri deri të formohet shkumë e fortë.E qesim në tepsi me letër të yndyrshme dhe e pjekim(e thajmë) në temperaturë të ulët 100 *C rreth 1 orë e gjysëm.Pasi të ftohet ia heqim letrën.
Të verdhat e vezëve,sheqerin,vanill sheqerin dhe miellin i përziejmë me pak qumësht.Qumështin tjetër e qesim të vlojë.Kur të vlon qumështi e qesim masën e përgatitur të zihet disa minuta duke e pvrzier pa ndërprerë.E mbulojmë dhe e lëmë të ftohet.Pastaj ia shtojmë margarinën e rrahur me mikser dhe e përziejmë mirë.E qesim mbi petën e pjekur.
Dredhëzat coptohen imët ose bluhen.Pudingu,pak sheqer dhe 1.5 dcl leng dredhëze përzihen.Lengu tjeter qitet të vlojë me sheqer.Kur të vlojë qiten pudingat dhe zihen pak si cdo puding tjeter.E lemë të ftohet dhe ne fund e hedhim mbi kremin e verdhë.Përmbi e dekorojmë me shllag .